Sporti

Ronaldo mbetet pa trajner, Al Nassr shkarkon Rudi Garcian

04/12/2023 08:47
nga:L J

Skuadra arabe, Al Nassr ka shkarkuar trajnerin e tyre, Rudi Garcia, të paktën sipas raportimeve të mediave.

Të dielën, Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës nuk arritën të mposhtin ekipin e Al-Feiha-s dhe tashmë rezultatet nuk ishin të mira për Garcian, përcjell GazetaBlic Sport.

Barazimet kundër skuadrave Al-Feiha dhe Al-Fateh, së bashku me humbjen kundër liderëve të ligës Al-Ittihad, kanë grumbulluar presionin mbi Garcia. Ardhja e Ronaldos kishte parë rritje të pritshmërive në klubin e Riadit, por ata ende nuk i kanë përmbushur ato.

Sipas Marca, shkaku i rezultateve dhe çasjes në dhomat e zhveshjes, Garcia pritet të shkarkohet nga ekipi.

/GazetaBlic Sport