Sporti

Ronaldo: Manchester United duhet të jetë ose kampion ose në ‘Top 3’, gjithçka tjetër është dështim

01/13/2022 09:11
nga:E K

Aventura e dytë e Ronaldos te Manchester United nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Djajtë e Kuq‘ po hasin vështirësi në vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe aktualisht pozicionohen në vendin e 7’të në tabelën e Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ylli portugez së fundmi u shpreh se skuadra nga ‘Old Traffordi’ duhet të jetë kampion ose në ‘Top 3′ të Premierligës.

Manchester United ose duhet të jetë kampion ose në rastin më të keq të jetë në top 3. Çdo gjë më poshtë është dështim për ne”, deklaroi portugezi.

/GazetaBlic Sport/