Sporti

Ronaldo komenton zgjedhjet e Tite: “Do të kisha thirrur Endrick për Kupën e Botës”

11/08/2022 14:55
nga:Lorik J

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch, Ronaldo komentoi zgjedhjet e Tite, i cili dje publikoi listën e skuadrës që do të udhëtojë në Katar për Kupën e Botës 2022.

“Tifozët ankohen për mungesën e Gabigolit. Nëse do të më duhej të sillja një për t’iu bashkuar grupit, me pak mundësi për të luajtur, do të kisha zgjedhur Endrick”, tha Ronaldo Fenomeni.

“Mendoj se është një djalë me një të ardhme shumë premtuese dhe që tashmë po luan si profesionist. Do të kishte qenë një eksperiencë e bujshme për të, që është e ardhmja e kombëtares”, përfundoi Fenomeni.

/GazetaBlic Sport