Ronaldo brazilian, i njohur si Fenómeni, foli për stacionin televiziv DAZN për fuqinë teorike të Paris Saint-Germain me nënshkrimin e Lionel Messit.
“Është ende herët për të folur se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve, vetëm në çerekfinale fillon të marrë formë. Paris Saint-Germain është në pole position, por futbolli i folur është një gjë dhe futbolli i luajtur është një tjetër », tha fillimisht sulmuesi brazilian, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kam luajtur për Real Madridin për gati pesë sezone, në ekipin e Galáticos, dhe kurrë nuk kam fituar Ligën e Kampionëve. Fitimi nuk është kurrë matematikë, edhe nëse keni më të mirin në ekipin tuaj. Kjo vlen edhe për PSG”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


