Sporti

Ronaldo kërkon largimin nga Manchester United, thotë se e do skuadrën, por duhet të luajë në Champions League

07/02/2022 19:41
nga:E K

Ronaldo është kryetema e mediave të huaja në ditët e fundit.

Portugezi po komentohet për mundësinë e tij që ta lë Manchester United vetëm një sezon pas rikthimit të tij në Old Trafford, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve nga mediat botërore Ronaldo dëshiron të luajë në Champions League dhe kjo mund ta bëjë të largohet nga Djajtë e Kuq.

Lojtari 37 vjeçar ka thënë se dashuria e tij ndaj United është e madhe, por dëshiron që periudhën e fundit në karrierë ta kalojë duke garuar për trofetë më të rëndësishëm.

/GazetaBlic Sport/