Kupa e Botës 2022

Ronaldo: Jemi të bashkuar, nuk mund të na thyejnë – do luftojmë deri në fund për ëndrrën tonë

12/08/2022 14:24
nga:E K

Ronaldo është bërë sërish temë kryesore e mediave për sjelljet e tij, por kësaj here në Kombëtaren e Portugalisë.

Pas një reagimi në momentin e zëvendësimit ndaj Koresë së Jugut dhe nisjes së ndeshjes nga pankina, mediat aluduan në prishjen e marrëdhënieve të yllit portugez me selektorin e kombëtares, shkruan GazetaBlic Sport.

Për këtë çështje ka reaguar vet Ronaldo duke shkruar në Twitter se Portugalia është e fortë si grup dhe e pathyeshme nga spekulimet.

Jemi grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Merrni një hap të besimit me ne! Hajde, Portugali“.