Ronaldo kompletoi rikthimin e tij nga Juventus te Manchester United
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka folur për media pas rikthimit të tij të bujshëm në Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.
Ronaldo ka thënë se është rikthyer te gjiganti anglez për të fituar trofe.
“Kjo është arsyeja pse unë jam këtu [për të fituar trofe]. Unë nuk jam këtu për pushime. Siç ju thashë, kur isha këtu në fillim kam fituar gjëra të rëndësishme për klubin, por jam këtu për të fituar përsëri“, tha Ronaldo.
/GazetaBlic Sport/


