Sporti

Ronaldo ishte afër të shënonte golin më të mirë në karrierë në ndeshjen ndaj Luksemburgut

10/13/2021 08:46
nga:M K

Cristiano Ronaldo ishte afër të shënonte njërin nga golat më të mirë të tij në karrierë, në fitoren e thellë 5-0 të Portugalisë ndaj Luksenburgut në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”.

Portugalia ka fituar me rezultat 5-0 ndeshjen e vlefshme për Grupin A, duke u ngjitur në pozitën e dytë të grupit, me Ronaldon më meritorin.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ronaldo (8’, 13’, 87’), Bruno Fernandes (18’) dhe Joao Palhinha (69’).

Megjithatë, sulmuesi i Manchester Unitedit, Ronaldo ishte afër të eklipsonte të gjithë dhe të shënonte golin më të bukur të karrierës.

E gjitha ndodhi në minutën e 68-të të ndeshjes, kur Ronaldo mori një top në zonë, ndali me gjoks dhe goditi me gërshërë, goditje që u mohua nga portieri.

Ndryshe, Ronaldo me tri golat e djeshëm ka shkuar në kuotën e 115 golave me kombëtaren, duke qenë lider absolut, shkruan Telegrafi, përcjell GazetaBlic.