Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj Lionel Messit, pasi ylli argjentinas publikoi një mesazh për fundin e karrierës së tij me kombëtaren.
Ronaldo, një nga rivalët më të mëdhenj të Messit gjatë dy dekadave të fundit, zgjodhi të komentojë publikisht në postimin e kapitenit të Argjentinës, duke i shprehur respekt për gjithçka që ka arritur me fanellën e kombëtares.
“Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të jetojë përgjithmonë. Ke gjithë respektin tim për gjithçka që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim”, shkroi Ronaldo.
/GazetaBlic Sport/


