Sporti

Ronaldo “Fenomeni” tregon historinë interesante me Romarion

02/01/2022 15:52
nga:Mergim Rreci

Ronaldo “Fenomeni” ka dhënë një intervistë për kanalin “Bobo Tv”, ku ka treguar një prapaskenë lidhur me kohët që ka qenë tek kombëtarja e Brazilit.

Ai tha se tek Brazili mësoi shumë nga Romario dhe Bebeto, por që më të parin kishte edhe një histori interesante.

“Tek Brazili mësova shumë nga Romarido dhe Bebeto. Ata ishin një inspirim për mu edhe pse Romario ishte një bir k***e. Ai i detyronte lojtarët t’i pastronin këpucët dhe t’i blinin kafen. Në vitin 1997, kur ai kishte fituare Topin e Artë, pas stërvitje më tha se do dilnim. Ne u kthyem në 5 të mëngjesit dhe ditën tjetër isha i lodhur në stërvitje. E kuptova që ma kishte bërë qëllimisht që të më zinte vendin në formacion”, tha Ronaldo.