Sporti

Ronaldo falenderon Juventusin me një video emocionues

08/27/2021 18:53
nga:E K

>Cristiano Ronaldo tashmë është lojtari më i ri i Manchester United.

Klubi i Juventus ka pranuar një ofertë prej 25 milionë eurosh për Ronaldon, kurse ky i fundit do t’i bashkohet “Djajve të Kuq” deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas largimit nga Juventus, Ronaldo ka zgjedhur që me anë të një video të falenderoj klubin e Juventusit.

“Sot po largohem nga një klub mahnitës, më i madhi në Itali dhe sigurisht një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Evropën. Kam dhënë zemrën dhe shpirtin tim për Juventusin dhe do t’a dua gjithmonë qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit. Tifozët më respektuan gjithmonë dhe unë u përpoqa t’i falënderoj ata  duke luftuar për ta në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo garë. Në fund, të gjithë mund të shikojmë prapa dhe të kuptojmë se kemi arritur gjëra të mëdha, jo gjithçka që kemi dashur, por megjithatë, kemi shkruar një histori mjaft të bukur së bashku”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

/GazetaBlic Sport/