Ronaldo me golat e djeshëm ndaj Francës barazoi një rekord fantastik.
Ai e barazoi legjendën e Iranit, Ali Daei, për më së shumti gola të shënuar për kombëtaret, shkruan GazetaBlic Sport.
Ali e përgëzoi portugezin për arritjen me një mesazh.
“Urime Cristiano Ronaldos, i cili tani është vetëm një gol për ta thyer rekordin e golashënuesit më të mirë ndërkombëtar”, shkroi Daei në Instagram.
“Jam i nderuar se kjo arritje e shkëlqyer do t’i takojë Ronaldos – një kampion i madh i futbollit dhe një humanist i cili frymëzon dhe ndikon në jetën e të tjerëve nëpër botë”, tha iraniani.
Këtij mesazhi iu përgjigj edhe ylli portugez duke i thënë iranianit se është nder të ketë një mesazh të tillë nga një legjendë futbolli
““Kampionët e vërtetë mbeten kampionë përgjithmonë. Jam shumë krenar që lexoj fjalë kaq të këndshme nga një idhull i madh si ti. Faleminderit, Ali Daei.”

/GazetaBlic Sport/


