Gazeta spanjolle, “AS” pretendon se Cristiano Ronaldo ende dëshiron të largohet nga Juventus
Sipas këtij mediumi dëshira e Ronaldos është transferimi në PSG ose rikthimi në Real Madrid te Carlo Ancelotti, përcjell GazetaBlic Sport.
Cristiano Ronaldo ka dashur të largohet nga Juventusi për të paktën gjashtë muaj dhe nuk ka ndryshuar mendje pavarësisht ardhjes së Allegrit në Juventus.
Sezonin e kaluar portugezi në Serie A u paraqit 33 herë dhe shënoi 29 gola.
/GazetaBlic Sport/


