Sporti

Ronaldo: Dua të jem pronar i disa klubeve në futboll

02/05/2025 15:31
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo, i cili sot feston ditëlindjen e 40-të, ka thënë se ëndrra e tij është të bëhet pronar i disa klubeve të futbollit, transmeton agjencia dpa.

Superylli portugez nuk ka dhënë ende asnjë indikacion për pension dhe vazhdon të përfaqësojë vendin e tij, si dhe të luajë për Al Nassr në Ligën Pro Saudite, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ai zbuloi se nuk e sheh veten në një rol trajner apo menaxher, por përkundrazi dëshiron të jetë pronar klubi. “Nuk ka shumë kuptim të jesh drejtor klubi. Nëse mund të jem pronar i klubit, pse do të isha menaxher apo drejtor sportiv?” Ronaldo i tha televizionit portugez Canal 11.

“Është ëndrra ime dhe jam i bindur që do të jem pronar i klubit. Dhe do t’ju them diçka tjetër: shpresoj që të mos kem vetëm një klub, por disa”, shtoi portugezi.

/GazetaBlic Sport/