Cristiano Ronaldo ka disa shanse nëse vendos të largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Kjo nëse klubi nuk arrin të kualifikohet në Champions League.
‘Djajtë e Kuq‘ e kanë fillimin e sezonit për ta harruar në Premier League dhe tashmë janë në vendin e gjashtë, pas vetëm 11 ndeshjesh. Mundësia e largimit të CR7 do të jetë në tavolinë dhe golashënuesi portugez do të ketë ende disa shanse, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas ‘The Sun‘, Ronaldo mund të shkojë te Manchester City, i cili tentoi në merkaton e verës të punësonte sulmuesin portugez, pas dështimit të Harry Kane (Tottenham). Kampionët e Anglisë vazhdojnë me dallgë në sulm.
/GazetaBlic Sport/


