Sporti

Ronaldo dhe Cavani të gatshëm për ndeshjen ndaj Tottenhamit

03/11/2022 18:10
nga:E K

Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Tottenham Hotspurs.

Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani u rikthyen në stërvitje dhe janë të gatshëm të përballen me Tottenham Hotspurs.

Ronaldo nuk ishte me Manchester United në humbjen 4:1 ndaj Manchester City, ndërsa Cavani mungoi për ‘Djajtë e Kuq’ në gjashtë ndeshjet e fundit.

Në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes ndaj Tottenham Hotspur, trajneri i Man United, Ralf Rangnick tha se Ronaldo dhe Cavani do jenë në dispozicion për nesër.

“Ronaldo u rikthye dje në stërvitje. Ai përfundoi seancën dhe unë pres që ai të bëjë të njëjtën gjë sot”.

“Ronaldo dhe Cavani janë në dispozicion për nesër”, tha Rangnick.

Manchester United pret në shtëpi të shtunën Tottenhamin në një duel driket për vendin e katërt në tabelë.

Ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Tottenham Hotspur luhet nesër me fillim nga ora 18:30.