Kualifikueset e Katar 2022 në zonë e Europës dhuruan sot ndeshje shumë interesante, me disa skuadra pretendente për kualifikimin që zbritë në fushë në sfida mjaft të komplikuara.
Cristiano Ronaldo u bë heroi i Portugalisë, teksa ndihmoi këtë të fundit të mposhte me përmbysje Irlandën. Fillimisht ai shpërdoroi një penallti ndaj irlandezëve të cilët kaluan në avantazh më vonë me Egan.
Por në fund, ishte portugezi i cili në minutën e 89 barazoi shifrat, ndërsa në të 96-tin, shënoi golin e fitores 2-1.
Me këto dy gola, ai u bë njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit botëror me ekipet përfaqësuese, duke shkuar në shifrën 111 dhe duke kaluar iranian Ali Daei me të cilin ndante këtë pozicion.


