Sporti

Ronaldo arrin në eventin e madh të boksit që po mbahet në Arabinë Saudite

12/23/2023 20:47
nga:Mergim Rreci

Ish-kampionët e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder, do të përballen me kundërshtarët e tyre mbrëmjen e sontme, që do të organizohet në Riad të Arabisë Saudite.

Britaniku Joshua do të përballet me Otto Wallin, me amerikanin Wilder që do të përballet me ish-kampionin Joseph Parker, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëse Joshua dhe Wilder fitojnë të dy, ata mund të luftojnë me njëri-tjetrin në 2024. Meçi Wilder – Parker, do të zhvillohet me fillim nga ora 23:30, kurse Joshua dhe Wallin pritet të ngjiten në ring rreth orës 01:00 pasmesnate.

Cristiano Ronaldo ka arritur tashmë në eventin e madh ku ka filluar kjo mbrëmje e madhe boksi, me portugezin që do të jetë aty në mesin e shumë emrave të tjerë të mëdhenj.