Sporti

Ronaldo apo Messi? De Bruyne zbulon se me cilin do të dëshironte të luante me një ekip

09/21/2022 18:08
nga:L J

Kevin De Bruyne dha një përgjigje të mrekullueshme kur u pyet se me kë do të preferonte të luante mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Mesfushori i Manchester City zgjodhi Ronaldon, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai do të preferonte të luante me superyllin e Manchester United sepse ai është më shumë një ‘sulmues tipik’ – ndërsa ylli i Paris Saint-Germain është më shumë një ‘playmaker’.

“Me siguri do të them me Ronaldon, sepse ai është më shumë një sulmues tipik”, shpjegoi belgu.

“Messi është më shumë një playmaker. Unë jam një playmaker, ju mund të më jepni një sulmues”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport