Sporti

Ronaldinho: Nuk i kuptoj tifozët e PSG-së, nëse i fyeni më të mirët – kë do të duartrokisni?

03/31/2022 10:49
nga:L J

Lionel Messi mund të largohet nga PSG pas vetëm një sezoni.

Argjentinasi u transfua në Paris si lojtar i lirë nga Barcelona, por u eliminua në mënyrë tronditëse nga Champions League me klubin francez dhe më pas u gjend nën sulmin e tifozëve që e fyen atë në ndeshjen kundër Bordo, përcjell GazetaBlic Sport.

Ronaldinho thotë se Messit i duhet vetëm kohë dhe ai mund të rikthehet në top formë.

“Messi është duke kaluar një kohë të vështirë sepse ai erdhi pas shumë vitesh duke luajtur futboll krejtësisht të ndryshëm në një klub që ka luajtur gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Messi vetëm ka nevojë për kohë, ai duhet të kalojë një periudhë adaptimi. Kjo është krejtësisht normale”, tha braziliani legjendar Ronaldinho.

“Unë nuk i kuptoj tifozët e PSG-së që e kanë fishkëllyer. Çfarë mbetet nëse i fishkëlleni Messit?! Nëse ofendoni më të mirët në botë, kë do të duartrokisni?! Unë nuk i kuptoj fare”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport