Pas eliminimit të Paris Saint Germain nga Champions League, Leo Messi ishte në epiqendrën e kritikave të shumta, me tifozët që shpërthyen ndaj tij.
Një nga personalitetet që e mbrojti pa justifikime ishte ish bashkëlojtari i tij, Roaldinho, i cili u përpoq të shpjegonte situatën e tij për ata që ende nuk dinë të vlerësojnë një nga lojtarët më të mirë në botë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në një nga momentet më kritike të Lionel Messit në nivel klubi, Ronaldinho, i emocionuar, doli për ta mbështetur publikisht dhe e lavdëroi: “Ai do të jetë sërish nr. 1 në botë”, tha ai.
“Messi tani, nuk është në një moment të mirë dhe njerëzit po bëjnë presion.. “Jam i sigurt se së shpejti do të fitojë sërish tituj dhe do të konsiderohet më i miri në botë, gjë që për mua nuk ka pushuar së qeni”, përfundoi Ronaldinho.
/GazetaBlic Sport/


