Sporti

Ronald Koeman: Ndihemi të turpëruar, marr përgjegjësitë

06/18/2023 20:06
nga:E K

Holanda pësoi humje nga Italia në finalen për vendin e tretë në Nations League.

Italianët arritën triumfin ndaj ‘Tulipanëve’ me rezultat 2:3, për të siguruar podiumin e Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Holandës, Koeman.

”E marr vetë fajin përsipër për humbjen ndaj Italisë. Me të vërtetë mendoja që do të hidhnim një hap pozitiv, por u ndëshkuam nga gabimet tona. I shqetësuar për paraqitjen e skuadrës? Sigurisht që jam i shqetësuar. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Ndërsa në pjesën e dytë e rritëm nivelin e lojës.

Van Dijk ndihet i turpëruar? Edhe unë ashtu ndihem. Nuk ishte një paraqitje e nivelit të Holandës. Duhet të marrim mësimet e duhura dhe të rikthehemi më të fortë në Shtator”, mbylli deklaratën e tij Koeman.

/GazetaBlic Sport/