Ronald Koeman është prononcuar pas humbjes së Barcelonës nga Vallecano.
Pas humbjes nga Real Madrid, sonte kjo skuadër u mposht nga Rayo Vallecano, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 1 me 0.
Radamel Falcao zhbllokoi këtë ndeshje dhe shënoi golin e vetëm të këtij takimi.
Koeman tha se nuk e di nëse e ardhmja e tij është në rrezik, por që skuadra e tij meritonte më shumë në këtë takim.
“Nuk e di nëse e ardhmja ime është në rrezik”.Ndeshja që humbëm sot nuk është problem qëndrimi apo loje. Unë nuk i njoh mirë lojtarët e tyre. Ata mund të kenë një skuadër më të ekuilibruar, mund të jetë fiziku i tyre. Por ne kemi treguar se mundemi. Të jemi në një nivel të mirë nuk mjafton. Është e pabesueshme që e humbëm këtë lojë”, tha Koeman pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


