Sporti

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

04/19/2024 10:43
nga:N K

Është bërë tashmë një javë që prej zhvillimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe PSG-së, aty ku vëmendjen e mori Ronald Araujo shkaku i kartonit të kuq që kishte marrë, teksa blaugransit u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Uruguaiani u kritikua gjerësisht për ndërhyrjen e pa menduar që bëri ndaj Bradley Barcolas, ku njëri ndër personat që reagoi ishte edhe Ilkay Gundogan.

Tani, sipas raportimeve të fundit, Araujo është në bisedime me Bayern Munichun për një transferim të mundshëm.

Gazetari Lluis Canut ka raportuar se agjentët e Araujos janë në bisedime me Bayern Munichun për t’u pajtuar rreth kontratës së lojtarit, në rast se gjiganti gjerman gjen gjuhën e përbashkët me Barcelonën.

Qëllimi i bavarezëve pra është që të arrihet një marrëveshje mbi kushtet personale me lojtarin, para se të hapen bisedimet me Barcelonën. Canut ka shpjeguar tutje se çmimi i Araujos mund të variojë nga 65 deri në 70 milonë euro.

Araujo personaliosht kishte thënë më parë se bisedimet rreth rinovimit të kontratës me Barcelonën po shkojnë mirë, dhe ka pretenduar se ai është i lumtur në klub.

Teksa pjesa e dytë nuk është vënë në dyshim, bisedimet mes dy palëve për rinovimin e kontratës kanë zgjatur tash e sa muaj, por pa rezultat.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon në vitin 2026, dhe blaugranasit i kanë premtuar një rritje të pagës sa më shpejt që të jetë e mundur. Në rast se ata nuk gjejnë një marrëveshje me mbrojtësin shtatgjatë, atëherë opsioni më i logjikshëm është shitja e tij, sidomos duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare. /Telegrafi/