Kupa e Botës 2022

Romero, Tagliafico dhe Papu Gomez jashtë, Scaloni me ndryshime të mëdha përballë Meksikës

11/26/2022 12:19
nga:E K

Siç dihet tashmë përballja mes Argjentinës dhe Meksikës është vendimtare për “albicelestët”, të cilët do të kërkojnë me të gjitha mënyrat 3-pikshin mbrëmjen e sotme.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Lusail”, aty ku Argjentina “ngeci” pak ditë më parë kundër sauditëve. Për të shmangur ndonjë “surprizë” të pakëndshme, tekniku Lionel Scaoli mendohet se ka përgatitur një “revolucion” të vogël tenkik, por mund të rezultojë dhe në një ndryshim taktik.

Romero, Tagliafico dhe Papu Gomez jashtë. Është e mundur që Argjentina të zbresë në fushë me një 4-3-3 më të balancuar, me përfshirjen e 23-vjeçarit të Brighton, Alexi MacAllister në mesfushë. Përsa i përket Dybala-s, trajneri Scaloni akoma nuk ka marrë një vendim për të dhe mendohet se mund ta nisi ndeshje si titullar, ndërkaq Messi dhe Di Maria do t’i bashkohen Lautaros në “tridentin” e sulmit./abcnews.al