Kupa e Botës 2022

Romero: Do i kërkojmë Messit që të luajë edhe në Kupën e ardhshme të Botës

12/15/2022 19:40
nga:E K

Cristian Romero ka zbuluar se lojtarët argjentinas do t’i kërkojnë Lionel Messit të tërhiqet nga vendimi i tij për të mos marrë më pjesë në një Kupë Botërore.

“Shpresoj që kjo të mos jetë Botërori i fundit i Messit. Kjo çështje është ngritur dhe ne do t’i kërkojmë të mos merr një vendim të tillë. Jam shumë i lumtur që e kam në kombëtare”, tha argjentinasi, përcjell GazetaBlic Sport.

Messi ka përmendur më parë, në më shumë se një rast, se ndeshja kundër Francës do të jetë e fundit e tij në një Kupë Bote: “Jam shumë i lumtur që e kam arritur këtë. Duke i dhënë fund pranisë sime në Kupat e Botës duke luajtur në finale”, kishte thënë Leo Messi.

Finalja mes Argjentinës dhe Francës luhet të dielën.

/GazetaBlic Sport/