Showtime

Romeo Veshaj thumbon këta banorë të “Big Brother”

12/20/2021 11:33
nga:Donika Fetahu

Ditët e fundit, kanë ndodhur trazira të ndryshme në “Big Brother VIP Albania”.

Në qendër të vëmendjes është Donald Veshaj, i cili po përflitet për lidhjen e tij brenda “BBV” me Beatrix Ramosaj, puthjen që i dha ish të dashurës së tij Bora Zemanit, përleshjeve me disa nga banorët e shtëpisë e shumë ngjarje tjera, shkruan GazetaBlic.

Përkundër gjith këtyre ngjarjeve, aktori ka pas një mbështetje mjaft të madhe jasht shtëpisë, e suportin më të madh padyshim e ka nga binjaku i tij Romeo Veshaj, i cili i ka bërë befasi Donaldit, pasi kishin kaluar ditë pa u takuar.

Romeo ka reaguar shpeshherë në lidhje me Donaldin, e kësaj here ka “thumbuar” disa nga banorët, reagimin e ka bërë në InstaStory, ku ka postuar një “mesazh”.E ky reagim si duket ka ardhur pas debateve të shumta që Donaldi ka bërë me banorët e tjerë, Arjolën dhe Ilirin./GazetaBlic/