Romeo Veshaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e kaluar emisionin “Goca dhe Gra”.
Ai ka shpalosur shumë detaje të ndryshme, dhe pjesë e emisionit ishte edhe një lojë, shkruan GazetaBlic.
Romeo duhej tu përgjigjej disa pyetjeve të shpejta ose të pinte dhe një ndër pyetjet ka qenë se për çfarë bëjnë sherr me Donaldin.
Ndër të tjera Rita Petro e ka pyetur nëse janë zënë për ndonjë vajzë dhe Romeo nuk hezitoi të përgjigjej.
“Po ti nuk i shikon shijet e Donaldit? Unë kam të tjera shije”, tha ai duke shtrembëruar fytyrën.
Kjo na lë të kuptojmë se nuk i pëlqejnë të dashurat e Donaldit e mund të themi se është një kunjë e hapur ndaj Trixës, pasi që ajo ishte e dashura e fundit e Donaldit./GazetaBlic/


