Showtime

Romeo ka një mesazh për gjithë banorët e Big Brother

12/15/2021 21:11
nga:Donika Fetahu

Debatet e shumta në Big Brother në të shumtën e rasteve lidhen me Donaldin.

Kohëve të fundit Donaldi është parë vazhdimisht në debate të forta me banorët e sidomos me aktorën nga Tropoja Arjolën, ku edhe gjatë spektaklit kanë patur një ballafaqim të fortë, ku aktorja i tha egoist dhe mosmirnjohës, shkruan GazetaBlic.

Për këtë ka reaguar binjaku i Donaldit, Romeo i cili ka bërë  një postim në instastory.

Ai ka postuar një foto ku shihet një luan i rrethuar nga hienat, si ‘kunj’ për të banorët të cilët janë kundër Donaldit./GazetaBlic/