Romeo Veshaj ka publikuar sot një video të Mozzik, por gjithë vëmendjen e mori ‘sound’ i TikTok-ut që ai ka përdorur.
Aplikacioni i videove është ndër më të përdorurit nga të rinjtë, sidomos në dy vitet e fundit. Shumë video humoristike, motivuese, por edhe të trishtueshme shpërndahen dhe rikrijohen duke përcjellë shpesh edhe mesazhe të caktuara.
Për tu rikthyer në temë, në videon e publikuar nga Romeo me protagonist Mozzik, thuhet: “Ke 100 vjet që nuk del me ndonjë femër. Shikoni djema, e vlerësoj shqetësimin tuaj për mua por nuk është në dorën time.” Kur e dëgjon këtë gjë Mozzik shihet duke qeshur, por ne natyrshëm na lind pyetja: “Mos vallë Romeo i zbuloi një sekret Mozzik për jetën e tij sentimentale?”
Dy artistët janë miq shumë të ngushtë dhe nuk do ishte habi që të flisnin edhe për jetën private me njëri-tjetrin. Për më tepër vetë reperi para disa javësh në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram pranoi se është single, çka na bën të mendojmë se Romeo mund të ketë të drejtë.
Verën e vitit 2021 Mozzik u nda nga Loredana disa muaj pasi u ribashkuan. Ata bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents” dhe kur ende nuk kishin mbaruar publikimin e këngëve u ndanë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana asokohe shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.
Ndërkohë, të pyetur herë-pas-here nga ndjekësit nëse janë në një lidhje apo jo, të dy kanë treguar se janë single. Nëse do ketë një ribashkim tjetër mes tyre mbetet për tu parë…


