Showtime

Romeo: Do t’i hakmerrem Gracianos

02/13/2024 16:11
nga:Y I

Një zarf i bardhë erdhi në shtëpinë e ‘BBV3’ ku 3 të nominuarit e javës Romeo, Lisi, dhe Heidi mbajtën një konferencë përballë banorëve të tjerë duke shprehur arsyet pse duhet të vazhdojnë garën ende.

Romeo, si një prej të nominuarve u shpreh se do hakmerret për gjërat që ai është duke kaluar që nga mbrëmja e së shtunës, pasi që siç e kemi parë prej reagimeve të tij nuk e priti aspak mirë nominimin me 2 personat më të lidhur në shtëpi.

Meriton: Çfarë do të ngeli peng po dole?

Romeo- Që nuk kryqëzova Gracianon.

Vesa: A do hakmerresh në vazhdim për këtë përjetim që të dhanë?

Romeo-Po.

Sara: Një emocion që ta ka mësuar situata me ata të tre aty dhe që do ta ndash me njerëzit që të dëgjojnë.

Romeo: Duhet ta pranojë, unë këto ditë kam qenë i përhumbur, por ndonjëherë kur përhumbesh për njerëzit e tu s’ka asnjë gjë të keqe. Kështu që mos kini frikë dhe kur jeni kështu.