Showtime

Romeo dhe Heidi marrin vendimin për tu larguar nga BBVIP3!

04/25/2024 09:48
nga:Y I

Çifti Romeo dhe Heidi kanë marrë një vendim të papritur, për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother Vip3.

Propozimi ka qenë i aktorit, ku në një moment i drejtohet Hedit: “Shkojmë në dhomën e rrëfimit dhe zhdukemi”.

Edhe pse u dakortësuan, çifti është rikthyer në ambientet e shtëpisë, pas disa orësh në dhomën e rrëfimit.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Hajde dalim jashtë të dy

Heidi: Do me dal?

Romeo: Vallai po

Heidi: Dalim

Romeo: Shkojmë në dhomën e rrëfimit dhe zhdukemi. Mos të na interesojë më asgjë

Heidi: Hajde dalim.

/dritare.net/