Gjersa vëllau i tij Donaldi po vazhdon të jetë nga personazhet më të përfolur të momentit, edhe Romeo u rikthye në vëmendjen e medias dhe publikut.
Shkak u bë rikthimi i Aleksia Peleshit në Instagram, vajzës së përfolur si e dashura e tij.
Kjo e fundit kishte folur vet për lidhjen e tyre në një paraqitje televizive dhe më pas u ‘’zhduk’’ llogaria e saj.
Bukuroshja në foton e parë që publikoi pasi aktivizoi sërish Instagramin shkruajti ‘’Complicated’’ duke treguar kështu gjendjen në të cilën ndodhet sigurisht me Romeon.

Por duket se gjërat nuk janë mirë mes tyre pasi në një shikim në profilet e tyre shohim se dyshja nuk ndjekin njëri-tjetrin. Në ditët e sotme kjo tregon shumë për raportet sidomos mes një çifti që po kalojnë krizë ose i kanë dhënë fund tashmë.

Kujtojmë se ditë më parë Romeo përmes një letre që i dërgoi vëllaut në BBV shprehu publikisht simpatinë për Beniadën.


