Sporti

Romelu Lukaku rikthehet tek Interi, arrihet marrëveshja

06/21/2022 19:19
nga:Mergim Rreci

Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Interi tani ka rënë dakord me Chelsean për të rikthyer Romelu Lukakun në huazim për 8 milionë euro plus bonuse dhe dokumentet janë duke u hartuar.

Qendërsulmuesi u largua vetëm një vit më parë për 113 milionë euro, por menjëherë shprehu keqardhje për vendimin dhe tha në dhjetor se donte të kthehej, përcjell GazetaBlic Sport.

Nuk do të ketë asnjë mundësi blerjeje, e lëre më detyrim, ndaj kjo është një marrëveshje e përkohshme.

Lukaku ka pranuar gjithashtu një ulje të konsiderueshme page për të shtyrë transferimin te Interi.

/GazetaBlic Sport/