Romelu Lukaku nuk është në planet e trajnerit Pochettino, andaj klubi është gati ta shesë atë për një shumë prej 40 milionë eurove.
Lukaku nuk do të jetë 9′ i londinezëve sezonin e ardhshëm, pasi Todd Boehly ka vështrimin e tij te Victor Osimhen (Napoli) ose Dusan Vlahovic (Juventus), përcjell GazetaBlic Sport.
Belgu nuk pritet të kthehet në Giuseppe Meazza, pasi Interi tashmë ka mbyllur nënshkrimin, me kosto zero, të Marcus Thuram dhe kjo nënkupton se ai do të shitet tek ndonjë skuadër tjetër.
Belgu mund të transferohet edhe tek rivali i Interit, AC Milan.
/GazetaBlic Sport/


