Romelu Lukaku do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga një klub i Serie A nëse Chelsea nënshkruan me të për më shumë se 105 milionë euro.
Kjo është shifra që Manchester United shpenzoi për të nënshkruar me Paul Pogba nga Juventusi në vitin 2016, përcjell GazetaBlic Sport.
Francezi aktualisht është lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga një klub italian, i ndjekur nga Gonzalo Higuain i cili u largua nga Napoli në të njëjtin afat transferimi për t’u bashkuar me Bianconerët.
Në vitin 2001, ylli i Juventusit, Zinedine Zidane u bë lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga një klub italian pasi përfundoi një lëvizje prej 77.5 milionë eurosh në Real Madrid. Ai tani është i treti në këtë renditje të veçantë dhe kalimi i Lukaku te Chelsea do ta shtynte francezin në vendin e katërt.
Inter tashmë ka refuzuar dy oferta nga Chelsea për Lukaku. E dyta ishte me vlerë 100 milionë euro plus Marcos Alonso.
Sipas raporteve të shumta në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, Interi mund ta shesë sulmuesin belg për një ofertë që tejkalon 120 €.
Kjo do ta bënte Lukaku lojtarin më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë një klub të Serie A.
/GazetaBlic Sport/


