Sporti

Romelu Lukaku merr vendim përfundimtar në lidhje me ofertën e Chelseas

07/30/2021 11:14
nga:Mergim Rreci

Shumë i kritikuar në Angli, Romelu Lukaku gjeti jetë të re në Itali.

I transferuar nga Interi në vitin 2019 nga Manchester United, sulmuesi belg 28-vjeçar shënoi 64 gola në 95 ndeshje dhe ishte një lojtar kyç në triumfin e titullit në Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

Paraqitjet e mira e kanë zgjuar edhe një herë lakminë e Chelseas dhe sipas Gazzetta dello Sport, klubi londinez ofroi një pagë prej 15 milionë eurosh për të bindur Lukakun të kthehet në Stamford Bridge (ku ai luajti midis 2011 dhe 2014), ofertë që belgu e refuzoi menjëherë.

Sipas të përditshmes italiane, Lukaku synon të shpërblejë besimin e Interit dhe të sjellë më shumë tituj në Giuseppe Meazza. Për më tepër, ndërkombëtari belg nuk ka ndërmend të kthehet në Angli, ku u kritikua gjerësisht nga shtypi.

/GazetaBlic Sport/