Showtime

Romancë dhe puthje, këngëtarja shqiptare prezanton për herë të parë të dashurin

09/25/2022 14:58
nga:G C

Këngëtarja e njohur shkodrane, Rosela Gjylbegu ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Ajo ka preferuar ta mbajë larg mediave, duke mos ndarë shumë detaje.

Mirëpo, këtë herë këngëtarja i ka befasuar të gjithë. Ajo ka zbuluar për herë të parë një foto me partnerin, duke e shoqëruar me dy zemra. Djali me flokë të gjata shfaqet teksa e puth këngëtaren, ndërsa kjo e fundit shihet shumë e qeshur. Mesa duket Rosela ka vendosur të thyejë akullin dhe jap përgjigje të gjithë zërave se është në një lidhje.

Sa i përket karrierës, këngëtarja po bën shumë kohë pa publikuar një këngë të re. Ajo është shfaqur herë pas here në spektaklet të ndryshme muzikore./abcnews.al