Showtime

Romanca, lindja e vajzës, ndarja! Raporti ulje-ngritje mes Loredanës dhe Mozzikut

3 vite më parë
nga:G C

Mozzik dhe Loredana, janë një ndër çiftet më të përfolur në showbiz-in shqiptar dhe jo vetëm. Para dy vitesh, ata vendosën t´i jepnin fund lidhjes së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë, Hana.

Për herë të parë, guximin të fliste për arsyjet e ndarjes e mori Loredana, shkruan GazetaBlic.

Nuk vonoi shumë dhe Mozzik nuk u përmbajt më, jo në emisione por përmes disa imazheve në rrjetet sociale bëri reagimin e tij mjaft të ashpër.

Pothuajse historia e tyre u harrua, deri në momentet kur filluan të kapen ‘mat’ në krahët e njëri-tjetrit.

Sikur kjo mos të mjaftonte dhe Loredana bëri me dije se e kishte gati dokumentarin e jetës së saj, një gjë që nuk pritej, ishte pjesëmarrja e Mozzikut me lot në sy ku shprehi dashurinë e tij që për një kohe e mbante vetëm për vete.

Mjaftoi kjo dhe në media kryesuan përsëri çifti Mozzik dhe Loredana.

E, më në fund për të gjithë kureshtarët ribashkimi i ciftit u bë në vendin më luksoz, Dubai.Kështu të paktën sipas fotografive që dyshja ndanë në rrjetet sociale.

Loredana ishte përsëri ajo e cila i bëri ndjekësit të dyshojnë për një shtatzëni të dytë.

E kur ashkush nuk e priste, ajo ditën e djeshme postoi një fotografi me një bebe në duar dhe ndërkohë Mozzik e shpërndau këtë fotografi në story të Instagramit personal.

Lajmi se Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të dytë ishte ‘rrejshëm’, pasi që urimet të ‘Prive’ kanë bërë me dije se këto foto janë realizuar nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë çiftin përmes një dueti.

Në qendër të këtij projekti muzikor do të jetë familja dhe për këtë arsye do të ilustrohet rrugëtimi i krijimit të saj. Duke qenë se janë realizuar pamjet nga videoklipi, duket se publikimi i këngës është shumë afër./GazetaBlic/