Sporti

Roman Yaremchuk shënon gol të jashtëzakonshëm, Ukraina në avantazh ndaj Kazakistanit

09/01/2021 16:29
nga:Mergim Rreci

Sot po zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Ukraina është në avantazh ndaj Kazakistanit me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Roman Yaremchuk ka shënuar një super gol në këtë takim.

Ishte një goditje me “volley” nga një largësi shumë e madhe, e cila përfundoi në portën e Kazakistanit.