Miliarderi rus, Roman Abramovich ka arritur në Angli pas tre vitesh, ku nuk u lejua që të hynte në tokën britanike.
Qeveria britanike kishte përcaktuar numra dhe vështirësi shumë më të mëdha në aksesin e vizave për oligarkët rusë, në rastin e Roman Abramovich, pas rastit të helmimeve në Salisbury, në 2018, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që në vitin 2018, ish oficeri i inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia ishin ende në spitalin Salisbury, në gjendje kritike, kur iu nënshtruan helmimit me një substancë të njohur si Noovichok.
Autoritetet qeveritare britanike akuzuan qeverinë e Vladimir Putin për tentativë vrasjeje dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, dëbuan disa diplomatë rusë, të akuzuar si agjentë sekretë.
Nga kjo pësoi edhe Abramovich, megjithatë ai mori një pasaportë izraelite, e cila eliminon nevojën për vizë nga autoritetet britanike.
Miliarderi është kështu në Londër, vizitoi familjen e tij dhe do të përfitojë nga qëndrimi i tij për t’u kthyer në “Stamford Bridge”.
/GazetaBlic Sport/


