Sporti

Roman Abramovich merr pjesë takimin Rusi-Ukrainë

02/28/2022 11:58
nga:L J

Pronari miliarder ruso-izraelit i Chelsea FC i përgjigjet kërkesës së zyrtarëve ukrainas për të ndihmuar në mundësimin e bisedimeve me Rusinë.

Abramovich është në Bjellorusi duke ndihmuar në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, si pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë fund luftës në vazhdim, ka mësuar The Jerusalem Post.

Abramovich iu kërkua nga ukrainasit që të ndihmonte në mundësimin e bisedimeve dhe ka udhëtuar në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime. Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina mbërritën në qytetin kufitar të Bjellorusisë, Gomel dhe filluan bisedimet që synonin të gjenin një mënyrë për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë. Abramovich ka lidhje të ngushta me komunitetet hebreje në Ukrainë dhe Rusi.

Ambasadori i Ukrainës në Izrael, Yevgen Kornichuk nuk do të komentonte në mënyrë specifike përfshirjen e Abramovich në bisedime, por tha se “ne vlerësojmë këdo që mund të ndihmojë, nëse ai ka ndikim të mjaftueshëm”.

/GazetaBlic Sport