Sporti

Roman Abramovich gati të paguajë shifrën e “çmendur” për Erling Haaland

07/23/2021 19:22
nga:Mergim Rreci

Chelsea, sipas Football Insider, po përgatit një ofertë prej 130 milion £ (179 milion dollarë) për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Roman Abramovich është i përgatitur të shpenzojë një shumë të madhe parash për transferimin e Haaland dhe këtë do ta bëjë menjëherë, përcjell GazetaBlic Sport.

Thomas Tuchel e dëshiron me ngulm transferimin e tij dhe për më tepër sukseset e vitit të kaluar i kanë dhënë atij të drejtën që të ketë kërkesa më të mëdha në merkato.

Timo Werner nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek kjo skuadër, andaj edhe mund të largohet pas vetëm një viti në “Stamford Bridge”. Haaland do të ishte një zgjiedhje e qëndrueshme dhe afatgjate tek Chelsea.

/GazetaBlic Sport/