Sporti

Romagnoli në “radarin” e Barcelonës

04/15/2021 18:23
nga:Mergim Rreci

Është edhe emri i Alesio Romagnolit në listën e qëndërmbrojtësve që Barcelona synon të afrojë në merkaton e verës për të përforcuar repartin e tërhequr.

Lajmi raportohet nga Mundo Deportivo sipas së cilës 26-vjeçari shikohet si një element shumë i vlefshëm i cili mund të shtojë forcën në prapavijën blaugrana.

Kartoni i kapitenit të Milanit mund të mos i kushtojë shumë Barcelonës duke patur parasysh faktin që Romagnolit i skadon kontrata me Milanin në verën e vitit 2022.

Megjithatë,mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në merkaton verore.