Roma e ka shkatërruar Brightonin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës, duke e mposhtur 4-0. Pas 13 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me super golin e Paulo Dybalas, ndërsa edhe më magjik ishte asistimi i Lenadro Paredes.
Për 2-0 u përkujdes Romelu Lukaku, që realizoi në minutën e 43-të, pas një gabimi në mbrojtjen e Pulëbardhave.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga vendasit, që shënuan edhe dy herë të tjera.
Stephan El Shaarawy asistoi te Gianluca Mancini, që realizoi për 3-0 në minutën e 64-të.
Pas vetëm katër minutash, Roma ia doli të shënonte edhe të katërtin, ndërsa kësaj radhe realizoi Bryan Cristante, me El Shaarawyn sërish asistues.
Roma është me një këmbë në çerekfinale, pasi Brightonit do t’i duhet një paraqitje historik për të përmbysur një rezultat kaq të thellë.
Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Sparta Pragës si mysafir me rezultat 5-1 në ndeshjen e parë play-off të Ligës së Evropës.
Ndeshja nisi shumë mirë për anglezët që fituan penallti që në minutën e pestë, ndërsa nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Alexis Mac Allister për 1-0.
Në minutën e 25-të, Darwin Nunez shënoi një gol shumë të bukur nga 25 metra me një goditje të fuqishme për 2-0.
Dyshja Mac Allister dhe Nunez bashkëvepruan së bashku në minutën e fundit të pjesës së parë, me uruguaianin që shënoi për 3-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Conor Bradley shënoi në portën e tij për 3-1, duke iu dhënë pak shpresë çekëve.
Por Reds kthyen sërish epërsinë prej tre golave me shënimin e Luiz Diaz për 4-1.
Edhe Mohamed Salah arriti të shënojë, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Dominik Szoboszlai shënoi në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar 5-1.
Një fitore shumë e madhe e Liverpoolit si mysafir, që në njëfarë mënyrë vetëm ndonjë befasi e madhe i ndalon së kaluari në çerekfinale.