Sporti

Roma pritet t’i ofrojë kontratë të re Dybalas

01/16/2023 16:29
nga:E K

Paulo Dybala po e dëshmon vetën te Roma dhe klubi thuhet se po punon për një kontratë të re për fituesin e Kupës së Botës 2022.

Sulmuesi 29-vjeçar argjentinas i dha fund lidhjes shtatëvjeçare me Juventusin në verë dhe u bashkua me Giallorossi në një transferim të lirë, duke nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me klubin, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, Roma po kërkon të aktivizojë një klauzolë të pranishme në kontratën ekzistuese të Dybala, e cila do të rriste pagën e tij dhe do të hiqte klauzolën e lirimit.

Sulmuesi argjentinas aktualisht fiton 4.2 milionë euro neto në sezon dhe kjo do të rritet në 6 milionë euro, e mjaftueshme për të hequr automatikisht klauzolën e lirimit të tanishëm. Kontrata aktuale e Dybala-s i lejon atij të largohet nga Roma për vetëm 12 milionë euro për një klub të huaj ose 20 milionë euro për një skuadër italiane.

/GazetaBlic Sport/