Dëmtimet e shpeshta të Chris Smalling i kanë shkaktuar jo pak telashe Romës në mbrojtje, teksa verdhekuqtë po studiojnë një goditje të bujshme në merkaton e janarit.
Raportohet se emri që ka përfunduar në listën e drejtuesve të Romës është ai i Leonardo Bonuccit, aktualisht te gjermanët e Union Berlin.
Bonucci u transferua në Bundesligë në verë.
Ai nuk e ka bindur dhe as klubi berlinez nuk është i kënaqur me paraqitjen e tij, ndaj nuk përjashtohet mundësia që të pranojnë prishjen e kontratës që në janar.
Trajneri Jose Mourinho do të ishte i kënaqur të shtonte një futbollist me eksperiencë te Roma.