Sporti

Roma pezullon shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Juventus, shkak është koronavirusi

12/30/2021 11:17
nga:Mergim Rreci

Roma ka pezulluar shitjet e biletave për tre ndeshjet e ardhshme në shtëpi kundër Juventusit, Cagliarit dhe Lecce-s, pas kufizimeve në pjesëmarrjen në ndeshjet e futbollit.

Stadiumet në Serinë A do të kthehen në kapacitetin 50% nga janari, me Qeverinë italiane që do të marrë masa pasi pothuajse 100,000 teste të reja pozitive u postuan të mërkurën në vend, përcjell GazetaBlic Sport.

“Klubi dëshiron të informojë tifozët se, ndërkohë që presin detaje të mëtejshme mbi vendimin e pritshëm për të reduktuar kufizimet e stadiumeve në Itali në vetëm 50% të kapacitetit, shitja e biletave për ndeshjet kundër Juventus, Cagliari dhe Lecce janë pezulluar,” thuhet në të.

“Informacione të mëtejshme dhe përditësime mbi procedurat e hyrjes për ndeshjet e ardhshme në Stadio Olimpico do të publikohen në ditët në vijim.”

Roma rikthehet në fushë më 6 janar në San Siro kundër Milanit. Do të pasojnë tre ndeshje në shtëpi: kundër Juventusit dhe Cagliarit në Serie A dhe Lecce në Coppa Italia.

/GazetaBlic Sport/