Roma po ndjek me interes Georges Mikautadze, autor i një Europiani tejet pozitiv me Gjeorgjinë.
Në kompeticionin e kësaj vere, sulmuesi realizoi tre gola dhe kështu tërhoqi vëmendjen e disa klubeve kryesore në Europë, mes tyre edhe italianët e Romës. Megjithatë, presidenti i Metz, klubit që ka në pronësi kartonin e 23-vjeçarit, shprehet se për Mikautadze ka një konkurrencë të jashtëzakonshme.
“Për Mikautadze ka shumë konkurrencë, ka shumë klube që interesohen për të. Por, ka kohë dhe nuk do të nxitohemi.
Edhe pse në javën e ardhshme mund të ketë lëvizje. Nuk kemi vendosur një shifër fikse për sulmuesin, por konkurrenca është e bukur gjithnjë”, u shpreh Bernard Serin.