Sporti

Roma nuk pritet t’i ofrojë kontratë të re El Shaarawy

09/25/2022 19:50
nga:E K

Roma nuk po planifikon të rinovojë me Stephan El Shaarawy.

Lojtari italian, El Shaarawy po shkon drejt muajve të fundit të kontratës së tij me skuadrën e Romës.

Sipas raportime nga mediat italiane, skuadra e Romës nuk është duke shqyrtuar që t’i bëjë lojtarit një ofertë për rinovim.

29-vjeçari ishte i rregullt sezonin e kaluar në skuadrën e Mourinho, por për shkak të strukturës së pagave, Roma nuk synon të rinovojë me të.

Njësoj qëndron situata edhe me lojtarët si Ante Coric e William Bianda, dy lojtarë që s’janë pjesë e planeve të ‘Special One’.

El Shaarawy pritet të lë ‘Giallorossi’ gjatë verës së ardhshme. Lojtari mund të jetë gati të pranojë reduktim në pagë për të arritur marrëveshje me Romën.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i El Shaarawy.